Zgjedhjet lokale (aforizma)

  • Po vijnë zgjedhjet lokale,
    me çmim të autobusit lokal.
  • Mos u shqetësoni!
    Nuk po afrohet apokalipsi, janë zgjedhjet lokale.
  • Dikur ishte kandidat për zgjedhjet lokale,
    tani vetëm anëtar i lokalit të lagjes.
  • Që të arrijmë aty ku jemi nisur, fillimisht po bëhemi lypsa.
  • Duam bekimin tuaj, e dimë që më vonë do të na anatemoni.
  • Vendlindja ime, do bëhesh Manhattan,
    sapo të përfundojë fushata zgjedhore.
  • Kur po i shoh kandidatët për zgjedhjet lokale – tash di se kurrgjë nuk di.
  • Nëntori është muaji i dembelëve.
    Çka po kërkojnë politikanët nga ne këtë muaj?!
  • Ma duan të mirën, kërkojnë  votën time.
  • Cirku sa nuk ka filluar,
    zinin vendet e para që t’i shihni klounët më mirë.
  • Premtoj, zotohem, betohem se…betohem, zotohem, premtoj se…
  • Nga fjalimet e politikanëve tanë, dëmtova veshët,
    mora masa preventive, po i ruaj sytë.
  • Më fund edhe Prizreni do ta ketë Universitetin, për ekzistencë…
  • Është krizë globale, në kohën e shiritave po na mungojnë  gërshërët.
    Kryetarin nuk e kemi çakërr, aleatët i ka të tillë.
  • Të votosh a të mos votosh, kjo është çështja!
  • Është koha t’i jepet fund qeverisjes së korruptuar,
    ka gjasa që nuk do të kemi jetë që edhe ne të korruptohemi.
  • Na e harxhuan vendin me premtime.
    me se do të jetojmë në të ardhmen?
  • Do t’i ndëshkojmë ata që nuk i realizuan premtimet,
    nuk duam konkurrencë.
  • Ne mund ta ndryshojmë realitetin e zymtë,
    nëse votoni të buzëqeshur.
  • Debatet po vlojnë e debatuesit po i shpëtojnë zierjes.
  • Vetëm kur i rashë reklamës me kokë,
    e kuptova përmbajtjen e saj.
  • Mirë që s’më besuat kur e dhashë betimin e nderit të pionierit,
    po pse edhe tani s’doni të më besoni?
  • Erdhi koha të kthehen akrepat për një orë prapa,
    një orë më tepër për të dëgjuar premtime boshe.
  • Vota është e shenjtë, prandaj nuk do t’ia jap askujt,
    atë do ta hedh në kutinë e votimit.
  • Sot do t’ua marrim kokrrat lagjes se epërme,
    i kanë më poshtë se të tjerët.
  • Politikan i vërtetë, prej mishi dhe gjaku.
    I duhet shtuar vetëm edhe mendjen.
  • Më mirë na gjuani me plumba se sa me premtime.
  • Në derë më trokiti si mik,
    votën ma kërkoi si armik.

Një mendim mbi “Zgjedhjet lokale (aforizma)

  1. Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search
    Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some
    targeted keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any please
    share. Appreciate it!

Lini një koment