VIZAT

Bëhet gati Shota n’udhëtim për Evropë
Mos i tha Shotani, se e ke të kotë.
Evropa s’na ik, këtu do ta kemi.
Perse kjo nguti, vizat nuk i kemi?

Mak, mak! Bëri Shota duke buzëqeshur:
Me mendjen te vizat do t’përfundosh i pjekur.
Po u hoqën vizat, një Kosovë, kam drojë,
Me mishin tonë të pjekur do nisë të festojë

Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:51 am  Lini një Koment  

Qyteti

Krenohet qyteti me lumin e vet:
“Me rrjedhën e lumit, ndihem sikur mbret.”
Pa një pa dy lumi ia pret:
“Mirë që me mua ndihesh  krenar,
Si ndihesh për veten me këtë kryetar?

Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:41 am  Lini një Koment  

Pushtetari

Sa mori pushtetin
shokët i harroi,
mik veç interesin
ai konsideroi.

-Mos, i thanë shokët,
mos vepro kështu,
shokët nuk largohen
ashtu kuturu.

Qeshi pushtetari,
qeshi edhe qeshi:
-S’e dini pse luga
e di çka ka vegshi.

Published in: on Dhjetor 21, 2015 at 11:36 pm  Lini një Koment  

Portalet

Godasin portalet
Azhurimi s’ndalet,
Titulli me lajmin
Shkup e Shkodër kallin.

Pse me kaq mistere
Veç për një klikim?
Përgjigjet portali,
– Ky s’është faji im.

 

Published in: on Dhjetor 15, 2015 at 9:20 pm  Lini një Koment  

Poltronisti

E nisi ditën fap e fap
Pa asnjë agjendë ditore,
Meqë trapi mbetet trap
Asnjë punë s’i shkon përdore.

“Kam luftuar, doktoruar,
avancuar skajshmërisht,
Pse ky popull i frustruar
më sulmon kaq befasisht?”

Published in: on Dhjetor 15, 2015 at 9:16 pm  Lini një Koment  

Rrena

Nga rrena në rrenë
me rrena jetojmë,
pa  mbaruar e para
të dytën e fillojmë.

Jemi kampionë
me Pinokun shok,
pa rrena karriget
janë elektroshok.

Published in: on Dhjetor 15, 2015 at 9:14 pm  Lini një Koment  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: