Komandant

Komandant, ma jep kapuçin tënd
Ta kem  hajmali kur gjendem në radarin e ushtarëve të tu.
Komandat, m’i jep dylbitë tua
Ma jep brezaren, revolen me gjithë plumba
Ta pi një makiato pa plumb…
Vetëm çizmet mbaji
Se nuk e kemi numrin e njëjtë

Advertisements
Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:48 am  Lini një Koment  

E VOGLA, E MADHJA IME

Kosova e vogël sa vogëlsia ime
Marshimet për të mund të bëhen
Prej secilës shtëpi
Prej secilës rrugë
Prej secilit qytet
Edhe në këmbë.
Kosovë, vogëlsia ime e madhe

Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:46 am  Lini një Koment  

Kujtim për veten dhe për ty (A. Abrashit)

 

Më tha: Ç’të keqe ka shiu?
Le ta pastrojë njeriun nga mëkatet,
Le ta kthjellë, le ta drejtojë.
Mbase njeriu i qyteti tim
Më në fund do të mësohet të qëndrojë vertikalisht
Hapi çadrën dhe u zdorgj Bazhdaranës poshtë…
Binte shi si sonte.
E, ç’të keqe mund të kemi nga shiu?

Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:43 am  Lini një Koment  

Jeta

Ulje dhe zbritje çmimesh është jeta
Ndonjëherë edhe vajtje në banjo ëmbëlsisht,
Një foto pranë ujit dhe tryeza e shtruar
Me një buzëqeshje detyrimisht.

Të tjera radhë nuk hynë këtu
Ato s’i bëjmë për të tjerë,
Se janë provime ku biem kuturu
Dhe po i prekëm pak lëshojnë erë.

Published in: on Dhjetor 18, 2016 at 12:33 am  Lini një Koment  

Tutkuni i Urukut

Mos e humb ditën me barin e përjetësisë,
Lindja një ditë do të luftojë me Perëndimin
me që Perëndimi po lufton me Lindjen.
Pse nuk e di ç’është vdekja?
Zgjidhe ushkurin dhe vdis
ti gjysmëkafshë e stepës
dhe ktheja Urukut qetësinë.
Ti… ti s’je për asfalt.

Published in: on Janar 25, 2016 at 7:36 pm  Lini një Koment  

Për poezinë e popullit tim

Poezia e popullit tim asht ma e mira në botë
Aty asht vargu për kopilin dhe për kopilin te dera
Për kambët e arushës
dhe për një pordhë që ende pshitllet nëpër tirq.
Poezia e popullit tim kurrë s’ka vetë per forma letrare,
Për varg, për rime, për strukturë.
Ka renditun mendimet sipas kohës
Dhe kurrë s’i ka p’shurrë qershitë.

//www.facebook.com/attachments/messaging_upload.php?id=MessagingInlineComposer

Published in: on Nëntor 5, 2014 at 2:02 pm  Lini një Koment  

Sheshi

Derisa të rregullohet sheshi
Do t’i bojkotojmë daljet,
Do t’u ikim atyre
Që nuk na presin
Dhe këtij vendimi nuk i sprapsemi.

Derisa të rregullohet sheshi
Do t’i bojkojmë daljet
Vetëm nëse ndodh diçka e papritur
Dhe populli të thërrasë “Kosova Republikë!”

Published in: on Nëntor 2, 2014 at 4:29 pm  Lini një Koment  

Lutje

Kur u hallakat mirë, e uli bishtin,
shtriu qafën e padronit i tha:
-Më godit më fort se fjalët e tua,
më fort se plumbat e mi
mbi trupat e të pafajshmëve.

Published in: on Tetor 24, 2014 at 4:27 pm  Lini një Koment  

Dritëro Agolli

Poetit babaxhan

(Agollçe)

Një herë një poet i mirë na pati thënë
se s’është lehtë të shkruhet një vjershë,
po ne u ngritëm në këmbë të tërë
gati sa si thamë:- Gënjesh…

Barisnim me vargum e tij përditë
me pishën e drejtë dhe atë të shtrembër,
dhe ujin e krojeve në boriga e pimë
Që në vargun e tij me vite kish gdhendur.

– Ashtu është – u ngritëm më vonë e i thamë,-
s’është e lehtë të shkruhet dot një varg,
mes vargjesh duhet gjetur zërin e fortë
që dhembjen ta flak më larg.

Atëherë u qetësua poeti babaxhan
se kurrë nuk qetësohej në jetë,
gjithmonë fliste për një farë shokun Zylo
gjithmonë për një far trimi me fletë.

Ngjitej e zbriste malevesh shpeshherë
si i rralluar fliste me to,
Puthte dheun dhe barin e butë
Si të ishte lolo.

Rente nëpër megjet e arave,
prapa mëzëve tutje në luadhe,
humbte mes turmës së njerëzve,
në shoqërinë e shkrimtarëve.

Pati të drejtë poeti etëherë,
histori shkroi me vargjet e tij,
disa thonë:- Eh, si i ka shkruar,
historinë përmbi histori.

 

//www.facebook.com/attachments/messaging_upload.php?id=MessagingInlineComposer//www.facebook.com/attachments/messaging_upload.php?id=MessagingInlineComposer

Published in: on Tetor 13, 2014 at 1:20 pm  Lini një Koment  

Kusht

Kur të vish
Tri herë theje kamën
Me e ditë që je ti
E me ta çel derën
Për trupin tand n’lese.

Kur të vish
Thuje nji fjalë të lehtë
Ma të lehtë se ajri
Per me hy deri në zemren teme
Për me u çel e bekuemja.

Published in: on Shtator 21, 2014 at 3:42 pm  Comments (2)  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: