Aforizem

Janë vetëm tre kontejnerë për hedhjen e mbeturinave:
për letër, qelq, plastikë dhe për mbetje ushqimore,
s’po di në cilin kontejner me  të hedh ty.

Published in: on Mars 3, 2016 at 7:15 am  Lini një Koment  

Populli filloi të luajë zhol, kur e pa se qeveritë vazhdimisht kishin luajtur me të pishpirik

Published in: on Shkurt 18, 2015 at 10:34 pm  Lini një Koment  

Teoria e përrallës është lëndë akademike ne Fakultetin e Filologjisë, me të cilën operojnë të gjitha bankat në Kosovë.

Published in: on Janar 10, 2015 at 3:40 pm  Lini një Koment  

Aforizëm

Para lufte nuk kemi pasur kurrgjë, pastaj erdhën politikanët dhe na i morën krejt.

Published in: on Janar 10, 2015 at 3:38 pm  Lini një Koment  

aforizem

Patriotizmi folklorik shqiptar është si Lija e Ujit, disa e kalojnë më herët e disa më vonë.

Published in: on Tetor 31, 2014 at 6:05 pm  Lini një Koment  

Në fillim politikanet treguan muskujt, pastaj i kapi ngërçi.

Published in: on Tetor 23, 2014 at 2:25 pm  Lini një Koment  

Aforizma shkollorë

  •  Arrita ta bind babën të ma blejë biçikletën, edhe pse jam nxënës i dobët, për mua ky është suksesi i shkëlqyeshëm.
  • Nëse prindërve të mi u intereson kaq shumë se si qëndroj me mësime në shkollë, le të shkojnë në shkollë në vendin tim.
  •  Pasi që shkolla qenka aq mirë, pse i paguajnë mësuesit për të shkuar në të.
  •  Kolombo arriti ta gjejë Amerikën, e unë nuk po mundem ta gjej as klasën time.
  •  Mësuesi im është harrestar aq i madh sa më mundon të mësoj edhe kur nuk e kam ditëlindjen.
  • Fëmijë! Unë jam nxënësi më i mirë i shkollës, i marr pesat gjithmonë pas qafe.
  •  Të gjithë në klasën time më respektojnë, sepse jam më i madhi, dy herë kam qenë përsëritës.
  •  Arsyeja qe nuk kam shkuar ne ore te informatikës është e thjeshte, frikohem nga miu.
  • Arsimtarja e ka lehte kur e di atë që unë nuk e di.
  •  Unë e dua mësuesen time, por edhe babai nuk është qe nuk e do hiç atë.
Published in: on Maj 22, 2012 at 7:13 pm  Comments (1)  

a f o r i z m a

  • Gjithkush po vjen, gjithkush po shkon – si duket nuk po e kuptojmë shakanë.
  • Mes tjerash pasoi fjalia e fundit.
  • Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni përsëri.
  • Më humbi parasysh atë që tërë kohën e pata pas shpine.
  • Ishte aforist i mirë në vjedhjen e aforizmave.
  • Dritë pas shpirti- jetën e kaloi në zi.
  • Vetëm në fotografinë më ram të zbukuruar jemi familje e lumtur.
  • E la abstraksionin, kur erdhën njerëzit abstrakt.
  • Vertete ishte butak , po tradhtite i kishte me kurriz.
  • Bie shi, por dicka tjeter me lagu me teper.
  • Buka e mëmëdheut i zuri punëtorët e arsimit.
  • Jetën e kemi të mirë vetëm në fushata zgjedhore
  • Më pëlqejnë sytë e tu, kurrë nuk shohin në rrugë se më kë eci.
  • Të bëhemi autokritikë, t’i ikim përgjegjësisë.
  • Jeni jashtë çdo rreziku, tani hidhuni në det.
  • Ka uri të madhe, nuk i hahet asgjë.
  • U desht t’i lëmë njerëzit e zgjuar të flenë.
  • Vjen koha kur vijnë limonët e shtrydhur të kohës.
  • Kush pati kohë këndoi këngë trimërie , të tjerët mbetën për të vajtuar.
  • Kishin harruar ta kurdisin orën , ishin zgjuar para kohe.
  • Kemi mbetur pa parulla politike , këto që i kemi janë shpenzua.
  • Uji fle, UNMIKU-u s’fle.
  • E ka shpinën e fortë,  të tërin e ka në gips.
  • Ma hap rrugën sa nuk ta kam hapur historinë.
  • Ngadalë po humb poezia, në kohën kur kuptuam se jemi komb poetik.
  • Në fillim e kishte pensionin e ulët, tash e ka tensionin e lartë.
  • Cdo gjë që shkruaj, po ma kuptojnë – e kam shkrimin e lexueshëm.
  • Mbylli sytë përgjithmonë, për të lënë histori të hapura.
  • I urrejti shkretirat- zemrën e pati shkretirë.
  • Dua jetë private – pa qira.
  • Kalit të falur shikoja dhëmbët – mund të të kafshojë.
  • Ejani pas meje, derisa të dalim në udhëkryq.
  • S’ka lidhje që e kemi drejtorin pa shkollë, shkolla nuk të ben njeri.
  • Mos ma merrni për ters, por unë jam i mençur.
  • Vonë u bindën profesorët se studentët s’duhej bindur.
  • Ishte pëllumbaxhi, por jo edhe paqedashës.
  • S’bën të vdesim të gjithë për atdhe , dikush do të shkruajë epitafe.
  • U vonuan sot – ishin ngutur për nesër.
  • E hengrem Evropen dhe ende nuk u ngopem.
  • Nga tregtar flamujsh, ne bajrak tregtaresh.
  • Po ecim perpara – librin shqip po e lexojme me fjalore te huaj.
  • Jemi kope e madhe, te ruhemi nga çobenjte e socializmit.
  • Eshte intelektual i forte – shfrytezon idete e te tjereve.
  • Kur mbylli syte mendoi se kishte perenduar dielli.
  • Dhe mbylli syte, po memoaret i la te hapura.
  • Ne kulmin e kurverise briti une jam Mejremja.
  • Gjithmone ujiste kaktusin e tij para se te ujiste shtratin.
  • Dua te shkel kulmin e botes- t’ia peshurr themelet.
  • EUREKA! Burimi i urrejtjes – dashuria.
  • Njeriu sillet verdalle, ne drejtim te akrepave te ores.
  • Bota ka shtate mrekulli, ti je ligesia e tete e saj.
  • Uji fle- armiku ben roje.
  • Jemi vend me institucione – qe na i krijuan te tjeret.
  • U mbajt fort qe mos t’i dilte fjala- i doli shpirti.
  • Eshte avanturist i madh, adhuron armet edhe pas luftes.
  • S’mbaj mend te kem thene diç me kombetare se sa ate qe kam dashur ta them.
  • Nuk munden ta na e ndryshojne ekonomine- na ndryshuan monedhen.
  • Ia leshoi edhe kesaj radhe – goma e automobilit.
  • Dua te jem larg teje sa te me degjosh kur te te them miremengjes.
  • Eshte i pafajshem- pa nxjerr duart mire nga xhepat e huaj.
  • U lodha nga pushimet, u ktheva serish ne pune per te pushuar.
  • Sa mire qe majmunet e kane kuptuar se njeriun e krijoi puna!!
  • Para ligjit te gjithe jane te njejte, a thua si i dallojne gjyqtaret te pafajshmit.
  • Gjate tere jetes menduan se kishin bere vetem sex, pasi shihnin femijet e tyre.
  • Duke mos dashur ta bartte boten mbi supe e mori ne sy.
  • Shfrytezoi rastin, hoqi morrat nga trupi dhe beri striptiz.
  • Aq shume lidhi miqesi me kohen sa ne fund Ajo ia mori te gjitha.
  • Priti te binte shi, u la ne djerse nga te nxehtit.
  • Po i fryen jogurtit duke menduar se eshte kos.
  • Mezi gjeti borgj ca para – sa per t’i paguar borgjet.
  • Te ardhmen e ka te pasigurte, kishte pare endrra te keqija.
  • I vetem mes stolash vendosi te behej stol- kesaj radhe stol rezerv.
  • Qeveria ka halle, po dhe une kam hallin e qeverise.
  • Zemra ime eshte e vogel, po u ulen te gjitha ne gjunj mund t’i ze.
  • Kishim fëmijëri te shëndoshë, kurrë nuk i prishnim dhëmbët me çokolata.
  • Ishte djale i mbare derisa nuk e prapesoi vajza.
  • Me ne fund ka filluar te leviz, ne drejtim te akrepave te ores.
  • Shpetoi edhe kesaj radhe nga vdekja, hyri ne burg.
  • Me ne fund bleu kompjuterin, por vet u formatizua.
  • Shkroi testamentin, pos viagres s’kishte ç’t’i linte te birit…
  • Nuk e di, te gjithe po dijne me shume se une.
  • E siguruam parajsen, sepse tash me po e jetojme ferrin.
  • Une jam nena e binjakëve, po nuk e di cili është më i madh e cili më i vogël.
  • Gaforrja nisi të ecë përpara u kujtua se po gabon, filloi të ecë prapa.
  • Ishte shnderruar ne peshore farmacie pasi kishte matur lakrat e tregut te gjelber tashme te bera lakërme.
  • Ishte “Kosovafilm” tash eshte film Kosove.
  • Populli mund te marre cdo gje, sepse nuk e din cka po don.
  • Ne rregull po i pavdekshmi s’mund te kete pasardhes.
  • Kur asnje rrobe nuk i shkonte pershtati, ia ngjiti gjuhes nje vath
  • Femijet jane gje madhore derisa jane te vegjel
Published in: on Korrik 26, 2008 at 2:23 pm  Comments (1)  
Këtë e pëlqejnë %d blogues: