Pazari

 

-Po pati një çmim,
çmimin ku e mban?
Dhe po pati çmim,
sa e ka tamam?

-Ore shok, o mik,
mbaje pak radhën.
Për cilin artikull
pikërisht e ke fjalën?

Prodhimet vendore
i ke në pazar,
lakër e patate
të klasit të parë.

-S’të pyes për çmimet
anekënd pazarit,
as për ujem gruri
në kosh të hambarit.

Në ka çmim atdheu,
çmimin ku e mban,
dhe po pati çmim,
sa e ka tamam?

-Eh, more lum miku,
tash i re ku duhet,
çmimi i atdheut
dihet po nuk shkruhet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s