Vargje me mjegull

Kur bije mjegulla në qytet
unë me babin dalim prore
të bëjmë xhiro t’njëjtit shteg,
të njëjtës anë në shëtitore.

Pas çdo hapi e kthej kokën
edhe pse gjithçka është n’rregull,
babit edhe më ia shtrëngoj dorën
se ujku është përherë në mjegull.

Matanë sheshit një makinë
me xhama më të zi se korbi,
nis pak era fëshfërinë
dhe më ftohtë nis bëhet moti.

Shpejtë ndërron idenë babai
marrim kthesën për në shpi,
i biem shkurt përmes banesash
t’mos ndeshemi në xhip të zi.

Televizorin kur shikon
i zien koka, i merr flakë,
gjatë, gjatë rri e mendon
kur mbarojnë lajmet në darkë.

Çfarë sikleti ka im at
nga mesnata në agim,
sa herë merr telefonatë
nga dikush kaq “anonim”?

S’është shantazh, por mund të jetë
është kërcënim prej “anonimi”,
ky kërcënim që s’e lë të qetë
as kur motet bëjnë ndërrimin.

Kalojnë ditët me ngadalë
dhe më i egër bëhet janari
më nuk është si më parë,
veç me data- kalendari.

Na qetëson me fjalë babai:
-Do të shkrijë gjithçka sivjet,
kërcënimet nga “i madhi”
më s’do të kenë efekt.

Advertisements
Published in: on Janar 1, 2016 at 6:55 pm  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://lumbardhi.wordpress.com/2016/01/01/vargje-me-mjegull/trackback/

RSS feed for comments on this post.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: