Gjëegjëza

1
Nëpër kantiere
vendlindjen e kam,
po banore deti
e vërtetë unë jam.
Thellë në oqeane
rrugët i përbij,
sa me kurs nga jugu
e sa në veri.

2
Lëng flori
që s’matem dot,
po s’më pate
të vjen ndot,
sa habitesh edhe ti
bëhesh pis
s’të njeh njeri.

3

Herë e rrafshët si tepsi,
herë si shpina e një deve,
kapërdihem në gjithësi
si të isha kokërr veje.

Gjysma ime pambuk bore,
tjetra gjysmë si rrogoz,
i ha vitet akullore,
i pi stinët si një bozë.

4

Shtatë shoqe
prekim qiellin,
largojmë shiun,
sjellim diellin.

Për ne thonë:
Artiste jemi.
Nga një ngjyrë
secila kemi.

5

Herë në tokë e herë në qiell,
herë me njerëz, zogj e male.
Herë me shira, me ylberë,
herë me dete, me moçale.

Zë e luan  si fëmijë
si të ish parashkollor,
i ngre fjalët si çati
N’zemra tona  t’mos reshë bore.

(Poeti)

6

Lara e sëmurë
rri në shtallë e pret.
E pret lara, pret
dy ditë e dy net.

Barin s’don ta hajë,
ujin s’don ta pijë.
Dy ditë e dy net
nuk hëngri taxhi.

Në qoftëse pret lara
kush duhet të vijë?

7

Shpesh ma theni kokën,
trupin ma kafshoni,
me mua tërë botën
mund ta vizatoni.

Fat që në fabrika
tjerë vëllezër punohen,
andaj kur m’fshinë goma
fare s’nervozohem

8.

Një ushtri
me numra jam,
vetëm mendja më përlanë.

Asnjë treg, asnjë shitore,
jo, pa mua s’kanë fitore.
Të më njihni mirë dhe pikë,
se s’kalon në matematikë.

9.

Ty, ty, ty
me buri
më nget rrugës
një njeri.
Nëpër kthesa
marr anohem,
po s’kam frikë
se mos rrëzohem.

10

Dikur mua populli
më quante pampur.
Mbushesha thëngjill,
digjesha si furrë.

Secilin njeri
e çoja gjithkund;
disa në qytet,
disa në katund.

Më mbuloi bloza…
Eh, se ç’kohë qe.
Tashti mund t’më shihni
vetëm në muze.

11

Kalë jam po s’hingëllij.
Nuk trokoj,
nuk ha taxhi.

Jam i njohur për tradhëti
përplot turp
në histori.

Me që nga unë
njerëz tinzakë
tërë një Troje
i dhanë flakë.

12

Jam e madhe
s’më zë deti,
s’më zë toka,
Tërë planeti.

Kam ngapak dhe urtësi,
urtësi dhe xhelozi.
Si me prindër dhe me shokë
po s’më pate
jeton kot.

13

Çdo shtëpi
e ka me vete.
Vetëshërbim
përplot bylmete.

I mbaj mbyllur
hiç pa dry:
djathra, ajkë
e ca turshi.

14

Dymbëdhjetë princa
pa kurorë.
Kanë pak shi,
pak diell,
pak borë.

Janë të saktë në orar,
veç e veç
flasin me radhë.

15

Sipër tokës
shkoj përpjetë
shpejt e drejt
po si shigjetë.

Shkoj e kthehem si di vetë
Prej planetit në planet
Por kur nis e më dhemb koka
Fluturim kthehem nga toka

16

Nëpër festa
Puth atdheun
Babë e nënë
Ka Skënderbeun

Po kur ndodh një tragjedi
N’gjysmë shtizë
Ulet ai.

17

Plehërat e shtëpisë
Në bark i grumbulloj
Sa dy nuse të vyera
Pa përtesë punoj

Një të metë e kam
Po unë s’jam fajtore
Po nuk pati rrymë
S’jam aspak punëtore

19

Trupin si statujë
Në rrugë i flas gjithkuj
Ta dish ti lum miku
T’shpëtoj nga rreziku

Po t’më përshëndetësh
Mirë t’më respektosh
Kurrë trupin e njomë
Nuk do ta lëndosh

20

Enë nuk është
Pjatë i thonë
Sipër nesh
Thonë na përgjon

Njerëzit betohen
thonë i kanë parë
herë natën vonë
herë në agim të parë

21

Sytë i kam
Me ta nuk shoh
Ultrazërin fort e njoh
Jetoj nëpër shpella
A gryka të thella.

Natën në errësirë
Shoh djallin me brirë

22

Kush jam unë
Që fsheh përrrenj,
Edhe lepurin prej langoit
Vezët e qyqes i përziej
Me ato të një palloit

Kush jam pra që egërsisht
E mbaj në zemër një mbretëri,
Prandaj pyes dhelpërisht
Emrin tim kush ma di?


23

Në një fushë dy mbretëri
Zi e bardh bardh e zi
Kuaj torre oficerë
Dhe ushtarë që u bëjnë nder
Në  fushën me lara
Dy ushtri na ndeshen

Kush sulmon e para
Mund ta marrë mbretëreshën

24

Tërë jetën
Thyej  gurë,
Gozhdoj zhurmshëm
Nëpër drurë,
Ditën unë s’rri pa punë,
Punën unë e dua shumë.
Ndorë përtaci kur mbaroj,
Filloj gishtat t’ia qëlloj.

Published in: on Nëntor 4, 2012 at 8:15 pm  Comments (10)  

The URI to TrackBack this entry is: https://lumbardhi.wordpress.com/2012/11/04/gjeegjza/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

10 KomentLini një koment

  1. bukur por dua nje me pergjigje dhe shume te veshtire edhe keto te bukura ishin

  2. Tepr te mira

    • Mua me pelqen shum sepse ma shqeteson zemre:*

  3. shum te bukura

  4. Shume te bukura

  5. Jam lot qe rrjedh nga qielli dhe me than vetem dielli(shiu)

  6. Fara e bardh ara e zezë
    (Libri) ☺☺

  7. ♥♥♣☺☺♣♥♥♣♦♦♠♠☻☻♣♣ gjëegjëza shumm shumm te bukuraa ♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺

  8. e pesta a eshte poeti


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 52 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d blogues: