E ZBEHUR

Ti je copë ylberi e pangjyre
E bradhë ose e zezë
Kaq e patravajë
Mjaft po bie shi sot
Mjaft ra dje

Po te pres copë ylberi e pangjyrë
Të fanitesh
Të dalësh nga asgjëja

Po më bën trak deri në thembër
Dhe nuk po e ndjej

Nuk jam i dehur
Jam duke pritur ylberin
Dhe një tjetër copë ylberi të pangjyrë

Published in: on Korrik 26, 2008 at 2:27 pm Lini një Koment

a f o r i z m a

  • Gjithkush po vjen, gjithkush po shkon – si duket nuk po e kuptojmë shakanë.
  • Mes tjerash pasoi fjalia e fundit.
  • Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni përsëri.
  • Më humbi parasysh atë që tërë kohën e pata pas shpine.
  • Ishte aforist i mirë në vjedhjen e aforizmave.
  • Dritë pas shpirti- jetën e kaloi në zi.
  • Vetëm në fotografinë më ram të zbukuruar jemi familje e lumtur.
  • E la abstraksionin, kur erdhën njerëzit abstrakt.
  • Vertete ishte butak , po tradhtite i kishte me kurriz.
  • Bie shi, por dicka tjeter me lagu me teper.
  • Buka e mëmëdheut i zuri punëtorët e arsimit.
  • Jetën e kemi të mirë vetëm në fushata zgjedhore
  • Më pëlqejnë sytë e tu, kurrë nuk shohin në rrugë se më kë eci.
  • Të bëhemi autokritikë, t’i ikim përgjegjësisë.
  • Jeni jashtë çdo rreziku, tani hidhuni në det.
  • Ka uri të madhe, nuk i hahet asgjë.
  • U desht t’i lëmë njerëzit e zgjuar të flenë.
  • Vjen koha kur vijnë limonët e shtrydhur të kohës.
  • Kush pati kohë këndoi këngë trimërie , të tjerët mbetën për të vajtuar.
  • Kishin harruar ta kurdisin orën , ishin zgjuar para kohe.
  • Kemi mbetur pa parulla politike , këto që i kemi janë shpenzua.
  • Uji fle, UNMIKU-u s’fle.
  • E ka shpinën e fortë,  të tërin e ka në gips.
  • Ma hap rrugën sa nuk ta kam hapur historinë.
  • Ngadalë po humb poezia, në kohën kur kuptuam se jemi komb poetik.
  • Në fillim e kishte pensionin e ulët, tash e ka tensionin e lartë.
  • Cdo gjë që shkruaj, po ma kuptojnë – e kam shkrimin e lexueshëm.
  • Mbylli sytë përgjithmonë, për të lënë histori të hapura.
  • I urrejti shkretirat- zemrën e pati shkretirë.
  • Dua jetë private – pa qira.
  • Kalit të falur shikoja dhëmbët – mund të të kafshojë.
  • Ejani pas meje, derisa të dalim në udhëkryq.
  • S’ka lidhje që e kemi drejtorin pa shkollë, shkolla nuk të ben njeri.
  • Mos ma merrni për ters, por unë jam i mençur.
  • Vonë u bindën profesorët se studentët s’duhej bindur.
  • Ishte pëllumbaxhi, por jo edhe paqedashës.
  • S’bën të vdesim të gjithë për atdhe , dikush do të shkruajë epitafe.
  • U vonuan sot – ishin ngutur për nesër.
  • E hengrem Evropen dhe ende nuk u ngopem.
  • Nga tregtar flamujsh, ne bajrak tregtaresh.
  • Po ecim perpara – librin shqip po e lexojme me fjalore te huaj.
  • Jemi kope e madhe, te ruhemi nga çobenjte e socializmit.
  • Eshte intelektual i forte – shfrytezon idete e te tjereve.
  • Kur mbylli syte mendoi se kishte perenduar dielli.
  • Dhe mbylli syte, po memoaret i la te hapura.
  • Ne kulmin e kurverise briti une jam Mejremja.
  • Gjithmone ujiste kaktusin e tij para se te ujiste shtratin.
  • Dua te shkel kulmin e botes- t’ia peshurr themelet.
  • EUREKA! Burimi i urrejtjes – dashuria.
  • Njeriu sillet verdalle, ne drejtim te akrepave te ores.
  • Bota ka shtate mrekulli, ti je ligesia e tete e saj.
  • Uji fle- armiku ben roje.
  • Jemi vend me institucione – qe na i krijuan te tjeret.
  • U mbajt fort qe mos t’i dilte fjala- i doli shpirti.
  • Eshte avanturist i madh, adhuron armet edhe pas luftes.
  • S’mbaj mend te kem thene diç me kombetare se sa ate qe kam dashur ta them.
  • Nuk munden ta na e ndryshojne ekonomine- na ndryshuan monedhen.
  • Ia leshoi edhe kesaj radhe – goma e automobilit.
  • Dua te jem larg teje sa te me degjosh kur te te them miremengjes.
  • Eshte i pafajshem- pa nxjerr duart mire nga xhepat e huaj.
  • U lodha nga pushimet, u ktheva serish ne pune per te pushuar.
  • Sa mire qe majmunet e kane kuptuar se njeriun e krijoi puna!!
  • Para ligjit te gjithe jane te njejte, a thua si i dallojne gjyqtaret te pafajshmit.
  • Gjate tere jetes menduan se kishin bere vetem sex, pasi shihnin femijet e tyre.
  • Duke mos dashur ta bartte boten mbi supe e mori ne sy.
  • Shfrytezoi rastin, hoqi morrat nga trupi dhe beri striptiz.
  • Aq shume lidhi miqesi me kohen sa ne fund Ajo ia mori te gjitha.
  • Priti te binte shi, u la ne djerse nga te nxehtit.
  • Po i fryen jogurtit duke menduar se eshte kos.
  • Mezi gjeti borgj ca para – sa per t’i paguar borgjet.
  • Te ardhmen e ka te pasigurte, kishte pare endrra te keqija.
  • I vetem mes stolash vendosi te behej stol- kesaj radhe stol rezerv.
  • Qeveria ka halle, po dhe une kam hallin e qeverise.
  • Zemra ime eshte e vogel, po u ulen te gjitha ne gjunj mund t’i ze.
  • Kishim fëmijëri te shëndoshë, kurrë nuk i prishnim dhëmbët me çokolata.
  • Ishte djale i mbare derisa nuk e prapesoi vajza.
  • Me ne fund ka filluar te leviz, ne drejtim te akrepave te ores.
  • Shpetoi edhe kesaj radhe nga vdekja, hyri ne burg.
  • Me ne fund bleu kompjuterin, por vet u formatizua.
  • Shkroi testamentin, pos viagres s’kishte ç’t'i linte te birit…
  • Nuk e di, te gjithe po dijne me shume se une.
  • E siguruam parajsen, sepse tash me po e jetojme ferrin.
  • Une jam nena e binjakëve, po nuk e di cili është më i madh e cili më i vogël.
  • Gaforrja nisi të ecë përpara u kujtua se po gabon, filloi të ecë prapa.
  • Ishte shnderruar ne peshore farmacie pasi kishte matur lakrat e tregut te gjelber tashme te bera lakërme.
  • Ishte “Kosovafilm” tash eshte film Kosove.
  • Populli mund te marre cdo gje, sepse nuk e din cka po don.
  • Ne rregull po i pavdekshmi s’mund te kete pasardhes.
  • Kur asnje rrobe nuk i shkonte pershtati, ia ngjiti gjuhes nje vath
  • Femijet jane gje madhore derisa jane te vegjel
Published in: on at 2:23 pm Komente (1)

***

Lëngu i lëngut, currilëngu
i biri hajdutit kryehajdut
birit te dentisti i dhemb dhembi

se lëngu i lëngut është currilëngu

Lëngu i lëngut, currilëngu
nga fjalori hiqet emri harbut
kthehen gjahtarët nga ahengu

se lëngu i lëngut është curilëngu

Lëngu i lëngut, currilëngu
thonë është lëng jete, afrozodiaku
nuk ndien dhembje s’te rrok stomaku

se lëngu i lëngut është currilëngu

Published in: on at 2:04 pm Lini një Koment

***

Si me e pag’zu edhe ‘i here
Frymen teme

Se nje dite do te me ndalet
Desha me e ba ate sot
ti nuk pate kohe

Te me bahesh deshmitare
Lisit desha me ia ndryshu emnin
Se me te do te me mbeshtjellin

Dhe nuk kam me e pas keq
Pse me e thirr lis shtratin tem te ardhshem

Desha me ia ndryshu emnin sot
Ti nuk pate kohe
E lisat mbeten pa pagezim

Çfare emni me i dhane ikjes tande
Kur as ti
Nuk po e din si me e quejt

Zotin deshta me e ba deshmitar
Se ti nuk ke kohe per pagezime

Published in: on at 2:01 pm Lini një Koment

***

Me vdes embel syri yt
Me kafshon nje buze e jote
Mos u hidh ne kete gremine
Ti s’je grua suliote

Rritesh plakesh para meje
Fjalet tua tufa-tufa
Mos u hidh ne kete gremine
Kjo gremine nuk eshte Arduba

Perse shtyhesh perdrejt meje
Jam gremine e çjerre ne hone
Prandaj ti mos vdis keshtu
Ti s’je grua amazaone

Mos me vdis moj me kaq mall
Me kaq dhembje mos me shuaj
Duaj pak te vdes i gjalle
Pak i gjalle pak i harruar

P.S.
*Grate e sulit, term me te cilen identifikohen grate heroina, per te mos rene ne duart e armikut, jane hedhur ne gremine.
*Arduba, emer femre, ka historine e njejte si te Argjiros.
*Grate amazone, prene njerin gji per te perdore me lirshem shpaten ne luftrat e tyre .
Published in: on at 2:01 pm Lini një Koment

***

Me dergojne letra ne adresen e huaj
letra me shkruajne, me cojne, atje ku nuk arrijne mendimet
Eshte heret te me kerkoni neper qiell
njerez te tokes.

Une ec duke levizur vertikal

Pse po shpenzoni kohen kot per mua
Jam i zene
Sot, Arbit ne telefon i thash ta mbeshjelle dhembin e pare te rene me buke
ta mirrte nje laraske e t’i sillte nje me te mire.

Me dergojne letra ne adresen e huaj
E une s’kam kohe t’i lexoj
Kam humbur ne zbrazetiren e dhemballes se Arbit

Epo, Arb
edhe ty te erdhi koha te rreshqasesh neper jete
duke mos mundur te pertypesh buken, fjalen
po dashurine mos e pertyp se keq do ta besh pa nje dhem
lere te dale i riu
pastaj
pertype dashurine
forte pertype
( edhe pse pak bajate)

Arbi po shkoj t’i shkruaj laraskes te mos vonohet
dhe te vije ne adresen e duhur

Published in: on at 1:59 pm Lini një Koment

Nirvançe

Njëri-tjetrin gjuajmë
Me brymë e pështyjmë
Mallin e vetmisë e lidhim konop
Helmin dikur vonë
Diku e lëpijmë
Prej kur njëri-tjetrit
Zumë ju bëmë rob

I përnbysëm rrugët
Sikur pa të keq
Vajin me ngadalë
Zhugë ia bëjmë në faqe
Hjekim shumë më tepër
Më rëndë se një dreq
Prej se kur e shkelëm
Urën me dy harqe

Pagëzimin tonë
Shpesh e kthejmë në lojë
Dhe vrapin e marrim
Përdrejt ndonjë fushe
Kur humbim llahtarshëm
Shpeshherë pa nevojë
E kërkojmë me emrin
Nanush e nanushe

E djegim vetminë
Me rimën e puthjes
E ngrehim e vëmë
Tutje në harresë
Veteveten e gjuajmë
në hyrjen e lutjes
dhe diku takohemi
aty me pendesë

Na pret me ngadalë
Nyjë e jetës sonë
Me zili të pastër
Verigë dashurie
Secila jashtë vetes
Na bëhet verdhomë
Gjurmë vdekur mbetur
Në mit miturie

Published in: on at 1:41 pm Lini një Koment

***

Erdhe në radhë ti
Dhe mua më lejuan të flas

Ka flokë pisë të zi
Barleti në ballin e saj mund të shkruante
Shqip vita et gestis
Shtrova dorën mbi të
Ia largova balluket
E tërë turma u çmend

Kur erdha në radhë unë
Ty të lejuan të bëlbëzosh

Qemë më të mirët kur marulit ia ia morëm
E prapë ia dhamë ngjyrën e zërin e vargut
Dhe prap prisnim në radhë
Për t’ia sharë njerëzimit ligjet
E tërë turma çmendej

O çfarë çmendje e hijshme ujanë

Published in: on at 1:38 pm Lini një Koment

PA DRITA

Te shikoj si nje reklame ne televizor
te shikoj bardh edhe zi
te ha ngadale si femija cokoladen
dhe antenen e kthej nga Ti

Me veshje vjeshtore m’i ngre valet
me floke
me buze
me sy
antena satelitore i ka fajet
do ta heq nga kulmi
per ty

Mbreme te pashe horizonteve te nates
si putheshe me pjatat fluturuese
ne shtepi erdhe vone
shume vone
Ti kishe frike prej “baces”
si te ish patrulle policore ndeshkuese

Te shikoja si nje reklame ne televizor

Published in: on at 1:34 pm Lini një Koment

Urtë e butë

Urte e bute thithti dy nena bonjaku
Urte e bute beri ushtrine pa ushtare
Urte e bute

Dhe keshtu urte e bute shkaterroi te gjitha
Edhe veten urte e bute

Fjala e popullit e tradhtoi
Urte dhe bute

Published in: on at 10:43 am Lini një Koment