- Gjithkush po vjen, gjithkush po shkon – si duket nuk po e kuptojmë shakanë.
- Mes tjerash pasoi fjalia e fundit.
- Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni përsëri.
- Më humbi parasysh atë që tërë kohën e pata pas shpine.
- Ishte aforist i mirë në vjedhjen e aforizmave.
- Dritë pas shpirti- jetën e kaloi në zi.
- Vetëm në fotografinë më ram të zbukuruar jemi familje e lumtur.
- E la abstraksionin, kur erdhën njerëzit abstrakt.
- Vertete ishte butak , po tradhtite i kishte me kurriz.
- Bie shi, por dicka tjeter me lagu me teper.
- Buka e mëmëdheut i zuri punëtorët e arsimit.
- Jetën e kemi të mirë vetëm në fushata zgjedhore
- Më pëlqejnë sytë e tu, kurrë nuk shohin në rrugë se më kë eci.
- Të bëhemi autokritikë, t’i ikim përgjegjësisë.
- Jeni jashtë çdo rreziku, tani hidhuni në det.
- Ka uri të madhe, nuk i hahet asgjë.
- U desht t’i lëmë njerëzit e zgjuar të flenë.
- Vjen koha kur vijnë limonët e shtrydhur të kohës.
- Kush pati kohë këndoi këngë trimërie , të tjerët mbetën për të vajtuar.
- Kishin harruar ta kurdisin orën , ishin zgjuar para kohe.
- Kemi mbetur pa parulla politike , këto që i kemi janë shpenzua.
- E ka shpinën e fortë, të tërin e ka në gips.
- Ma hap rrugën sa nuk ta kam hapur historinë.
- Ngadalë po humb poezia, në kohën kur kuptuam se jemi komb poetik.
- Në fillim e kishte pensionin e ulët, tash e ka tensionin e lartë.
- Cdo gjë që shkruaj, po ma kuptojnë – e kam shkrimin e lexueshëm.
- Mbylli sytë përgjithmonë, për të lënë histori të hapura.
- I urrejti shkretirat- zemrën e pati shkretirë.
- Dua jetë private – pa qira.
- Kalit të falur shikoja dhëmbët – mund të të kafshojë.
- Ejani pas meje, derisa të dalim në udhëkryq.
- S’ka lidhje që e kemi drejtorin pa shkollë, shkolla nuk të ben njeri.
- Mos ma merrni për ters, por unë jam i mençur.
- Vonë u bindën profesorët se studentët s’duhej bindur.
- Ishte pëllumbaxhi, por jo edhe paqedashës.
- S’bën të vdesim të gjithë për atdhe , dikush do të shkruajë epitafe.
- U vonuan sot – ishin ngutur për nesër.
- E hengrem Evropen dhe ende nuk u ngopem.
- Nga tregtar flamujsh, ne bajrak tregtaresh.
- Po ecim perpara – librin shqip po e lexojme me fjalore te huaj.
- Jemi kope e madhe, te ruhemi nga çobenjte e socializmit.
- Eshte intelektual i forte – shfrytezon idete e te tjereve.
- Kur mbylli syte mendoi se kishte perenduar dielli.
- Dhe mbylli syte, po memoaret i la te hapura.
- Ne kulmin e kurverise briti une jam Mejremja.
- Gjithmone ujiste kaktusin e tij para se te ujiste shtratin.
- Dua te shkel kulmin e botes- t’ia peshurr themelet.
- EUREKA! Burimi i urrejtjes – dashuria.
- Njeriu sillet verdalle, ne drejtim te akrepave te ores.
- Bota ka shtate mrekulli, ti je ligesia e tete e saj.
- Uji fle- armiku ben roje.
- Jemi vend me institucione – qe na i krijuan te tjeret.
- U mbajt fort qe mos t’i dilte fjala- i doli shpirti.
- Eshte avanturist i madh, adhuron armet edhe pas luftes.
- S’mbaj mend te kem thene diç me kombetare se sa ate qe kam dashur ta them.
- Nuk munden ta na e ndryshojne ekonomine- na ndryshuan monedhen.
- Ia leshoi edhe kesaj radhe – goma e automobilit.
- Dua te jem larg teje sa te me degjosh kur te te them miremengjes.
- Eshte i pafajshem- pa nxjerr duart mire nga xhepat e huaj.
- U lodha nga pushimet, u ktheva serish ne pune per te pushuar.
- Sa mire qe majmunet e kane kuptuar se njeriun e krijoi puna!!
- Para ligjit te gjithe jane te njejte, a thua si i dallojne gjyqtaret te pafajshmit.
- Gjate tere jetes menduan se kishin bere vetem sex, pasi shihnin femijet e tyre.
- Duke mos dashur ta bartte boten mbi supe e mori ne sy.
- Shfrytezoi rastin, hoqi morrat nga trupi dhe beri striptiz.
- Aq shume lidhi miqesi me kohen sa ne fund Ajo ia mori te gjitha.
- Priti te binte shi, u la ne djerse nga te nxehtit.
- Po i fryen jogurtit duke menduar se eshte kos.
- Mezi gjeti borgj ca para – sa per t’i paguar borgjet.
- Te ardhmen e ka te pasigurte, kishte pare endrra te keqija.
- I vetem mes stolash vendosi te behej stol- kesaj radhe stol rezerv.
- Qeveria ka halle, po dhe une kam hallin e qeverise.
- Zemra ime eshte e vogel, po u ulen te gjitha ne gjunj mund t’i ze.
- Kishim fëmijëri te shëndoshë, kurrë nuk i prishnim dhëmbët me çokolata.
- Ishte djale i mbare derisa nuk e prapesoi vajza.
- Me ne fund ka filluar te leviz, ne drejtim te akrepave te ores.
- Shpetoi edhe kesaj radhe nga vdekja, hyri ne burg.
- Me ne fund bleu kompjuterin, por vet u formatizua.
- Shkroi testamentin, pos viagres s’kishte ç’t'i linte te birit…
- Nuk e di, te gjithe po dijne me shume se une.
- E siguruam parajsen, sepse tash me po e jetojme ferrin.
- Une jam nena e binjakëve, po nuk e di cili është më i madh e cili më i vogël.
- Gaforrja nisi të ecë përpara u kujtua se po gabon, filloi të ecë prapa.
- Ishte shnderruar ne peshore farmacie pasi kishte matur lakrat e tregut te gjelber tashme te bera lakërme.
- Ishte “Kosovafilm” tash eshte film Kosove.
- Populli mund te marre cdo gje, sepse nuk e din cka po don.
- Ne rregull po i pavdekshmi s’mund te kete pasardhes.
- Kur asnje rrobe nuk i shkonte pershtati, ia ngjiti gjuhes nje vath
- Femijet jane gje madhore derisa jane te vegjel