Gjëegjëza

1

Nëpër kantiere
vendlindjen e kam,
po banore deti
e vërtetë unë jam.
Thellë në oqeane
rrugët i përbij,
sa me kurs nga jugu
e sa në veri.

(Anija)

2

Lëng flori
që s’matem dot,
po s’më pate
të vjen ndot,
sa habitesh edhe ti
bëhesh pis
s’të njeh njeri.

(Uji)

3

Herë e rrafshët si tepsi,
herë si shpina e një deve,
kapërdihem në gjithësi
si të isha kokërr veje.

Gjysma ime pambuk bore,
tjetra gjysmë si rrogoz,
i ha vitet akullore,
i pi stinët si një bozë.

(Toka)

4

Shtatë shoqe
prekim qiellin,
largojmë shiun,
sjellim diellin.

Për ne thonë:
Artiste jemi.
Nga një ngjyrë
secila kemi.

(Ylberi)

5

Herë në tokë e herë në qiell,
herë me njerëz, zogj e male.
Herë me shira, me ylberë,
herë me dete, me moçale.

Zë e luan  si fëmijë
si të ish parashkollor,
i ngre fjalët si çati
N’zemra tona  t’mos reshë bore.

(Poeti)

6

Lara e sëmurë
rri në shtallë e pret.
E pret lara, pret
dy ditë e dy net.

Barin s’don ta hajë,
ujin s’don ta pijë.
Dy ditë e dy net
nuk hëngri taxhi.

Në qoftëse pret lara
kush duhet të vijë?

7

Shpesh ma theni kokën,
trupin ma kafshoni,
me mua tërë botën
mund ta vizatoni.

Fat që në fabrika
tjerë vëllezër punohen,
andaj kur m’fshinë goma
fare s’nervozohem

8

Një ushtri
me numra jam,
vetëm mendja më përlanë.

Asnjë treg, asnjë shitore,
jo, pa mua s’kanë fitore.
Të më njihni mirë dhe pikë,
se s’kalon në matematikë.
9

Ty, ty, ty
me buri
më nget rrugës
një njeri.
Nëpër kthesa
marr anohem,
po s’kam frikë
se mos rrëzohem.

10

Dikur mua populli
më quante pampur.
Mbushesha thëngjill,
digjesha si furrë.

Secilin njeri
e çoja gjithkund;
disa në qytet,
disa në katund.

Më mbuloi bloza…
Eh, se ç’kohë qe.
Tashti mund t’më shihni
vetëm në muze.
11

Kalë jam po s’hingëllij.
Nuk trokoj,
nuk ha taxhi.

Jam i njohur për tradhëti
përplot turp
në histori.

Me që nga unë
njerëz tinzakë
tërë një Troje
i dhanë flakë.

12

Jam e madhe
s’më zë deti,
s’më zë toka,
Tërë planeti.

Kam ngapak dhe urtësi,
urtësi dhe xhelozi.
Si me prindër dhe me shokë
po s’më pate
jeton kot.

13

Çdo shtëpi

e ka me vete.

Vetëshërbim

përplot bylmete.

I mbaj mbyllur

hiç pa dry:

djathra, ajkë

e ca turshi.

14

Dymbëdhjetë princa

pa kurorë.

Kanë pak shi,

pak diell,

pak borë.

Janë të saktë në orar,

veç e veç

flasin me radhë.

15

Sipër tokës

shkoj përpjetë

shpejt e drejt

po si shigjetë.

Shkoj e kthehem si di vetë

Prej planetit në planet

Por kur nis e më dhemb koka

Fluturim kthehem nga toka

16

Nëpër festa

Puth atdheun

Babë e nënë

Ka Skënderbeun

Po kur ndodh një tragjedi

N’gjysmë shtizë

Ulet ai

17

Plehërat e shtëpisë

Në bark i grumbulloj

Sa dy nuse të vyera

Pa përtesë punoj

Një të metë e kam

Po unë s’jam fajtore

Po nuk pati rrymë

S’jam aspak punëtore

19

Trupin si statujë

Në rrugë i flas gjithkuj

Ta dish ti lum miku

T’shpëtoj nga rreziku

Po t’më përshëndetësh

Mirë t’më respektosh

Kurrë trupin e njomë

Nuk do ta lëndosh

20

Enë nuk është

Pjatë i thonë

Sipër nesh

Tonë na përgjon

Njerëzit betohen

thonë i kanë parë

herë natën vonë

herë në agim të parë
21

Sytë i kam

Me ta nuk shoh

Ultrazërin fort e njoh

Jetoj nëpër shpella

A gryka të thella

Natën në errësirë

Shoh djallin me brirë

22

Kush jam unë

Që fsheh përrrenj

Edhe lepurin prej langoit

Vezët e qyqes i përziej

Me ato të një palloit

Kush jam pra që egërsisht

E mbaj në zemër një mbretëri

Prandaj pyes dhelpërisht

Emrin tim kush ma di?

23

Në një fushë dy mbretëri

Zi e bardh bardh e zi

Kuaj torre oficerë

Dhe ushtarë që u bëjnë nder

Në  fushën me lara

Dy ushtri na ndeshen

Kush sulmon e para

Mund ta marrë mbretëreshën
24

Tërë jetën

Thyej  gurë

Gozhdoj zhurmshëm

Nëpër drurë

Ditën unë s’rri pa punë

Punën unë e dua shumë

Ndorë përtaci kur mbaroj

Filloj gishtat t’ia qëlloj

About these ads
Published in: on Nëntor 4, 2012 at 8:15 pm  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: http://lumbardhi.wordpress.com/2012/11/04/gjeegjza/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 452 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: