Emri dhe mbiemri prore në fjali
formojnë me tonelata ide,
folja gjithmonë mbi kokë u rri,
përemri dhe numërori, përherë mbi re.
Kështu, të ndryshuara bashkërisht, fjalët
formojnë fjali të thjeshtë, të përbërë,
që nga fundi i detit, mbi tokë,
mbi fusha e malet, si një armatë e tërë.
Me shekuj janë endur këto fjalë nëpër këngë,
në të gjitha gjuhët e botës së lashtë e të re,
me pesë fjalë të tjera të pandryshueshme,
të vëna pastaj në një këngë të re.
Shkëmbinjve dhe mureve të shpellave
pllakave argjile, papiruseve
fjalët kanë endur madhështinë kudo
edhe në ballët e dhëndurëve dhe nuseve.
Prandaj dhe sot mësojmë kategoritë e tyre
kur jemi në shkollë dhe në shtëpi
pa këto fjalë njeriu do ishte gjysmë,
gjysmë i gjymtë dhe pa liri.