zgjedhjet lokale (aforizma)

  • Po vijnë zgjedhjet lokale,
  • me çmim të autobusit lokal.
  • Dikur ishte kandidat për zgjedhjet lokale, tani vetëm anëtar i lokalit të lagjes.
  • Qe te arrijme aty ku jemi nisur, fillimisht po behemi lypsa.
  • Duam bekimin tuaj, e dime qe me vone do te na anatemoni.
  • Vendlindja ime, do behesh Menheten, sapo te perfundoje fushata zgjedhore.
  • Kur po i shoh kandidatet per zgjedhjet lokale – tash di se kurgjë nuk di.
  • Nëntori është muaji i dembelëve.  Çka po kërkojnë politikanët  nga ne këtë muaj?!
  • Ma duan të mirën, kërkojnë  votën time.
  • Kur po mendoj më mirë – mund ta shes votën time për një burek, muti po kushton më lirë.
  • Cirku sa nuk ka filluar, zinin vendet e para që të shihni klounët më mirë.
  • Premtoj, zotohem, betohem se…betohem, zotohem, premtoj se…
  • Nga fjalimet e politikanëve tanë, dëmtova veshët, mora masa preventive, po i ruaj sytë.
  • Më fund edhe Prizreni do ta ketë Universitetin, për eksiztencë…
  • Është krizë globale, në kohën e shiritave po na mungojnë  gërshërët.
  • Kryetarin nuk e kemi çakërr, aleatët i ka të tillë.
  • Te votosh a te mos votosh, kjo eshte ceshtja!
  • Është koha t’i jepet fund qeverisjes së korruptuar,

ka gjasa qe nuk do te kemi jete qe edhe ne te korruptohem

Do te hapim qendrën shëruese për sëmundje infektive,se tepermi jeni infektuar nga pushteti aktua

Na harxhuan vendin me premtime,

me se do te jetojme ne te ardhmen

Do ndëshkojmë ata që nuk i realizuan premtimet,

nuk duam konkurrencë

Ne mund ta ndryshojmë realitetin e zymtë,

nëse votoni të buzëqeshur

Debatet po vlojne e debatuesit

po i shpetojne zierjes

Vetem kur i rash reklames me koke,

e kuptova permbjatjen e saj.

Mire qe s’me besuat kur dhashe betimin e nderit te pionierit,

po pse edhe tani s’doni te me besoni?

Erdhi koha te kthehen akrepat per nje ore prapa,

nje ore me teper per te degjuar premtime boshe.

Vota eshte e shenjte, prandaj nuk do t’ia jap askujt,

ate do ta hedh ne kutine e votimit

Sot do t’ua marrim kokrrat lagjes se eperme,

i kane me poshte se te tjeret.

Eshte politikan i mire,

vetem sa ka filluar te korruptohet.

Politikan i vërtete, prej mishi dhe gjaku.

Do t’i kisha shtuar vetem edhe mendjen

Mos u shqetësoni!

Nuk po afrohet apokalipsa, janë zgjedhjet lokale.

Me mire na gjuani me plumba se sa me premtime

Në derë më trokiti si mik, votën ma kërkoi si armik

Po të mos e ndizja stufën sot

do të mendoja se jemi fare në fillim të prillit

Published in:  on Tetor 10, 2009 at 3:11 pm Lini një Koment