plaçkë dashurishte

Kur më marrin kryeengjujt kryeshenjtët me shenjtore

Hidhja emrin rropullimë si një zar nëpër faltore

Bëja llafin çmendurak mespërmes kryeqytetit
Si më zinin pakës vend si më ulnin afër mbretit

Si më shtronin në dorë të Zotit ikja prap në çmenduri
Pështymën hidhja para vetes fjalën tjetër kush je ti

Rrallë-rrallë lëshonte lotin po përgjigje kurrë nuk dha
Shembi muret e hakmarrjes tjetër shteg më kurrë nuk pa

Kur më shihte të xhindosur në kulmar të dashurisë
Se si ikte kjo hijenë nga unë mbret i varfërisë

Shkulte leshrat leshterikët hypte lartë në tribunë
Unë më kot i veja pas me inat e me përdhunë

Desh të thoshte qindra herë, atë fjalë që ia mallkoja
Mijëra herë kafshova buzët s’kish minutë që s’ia kërkoja

S’ishte bota e asaj s’dinte gjuhën e lanetit
natë për natë ndërronte shtratin të lakejit me të mbretit

Rrinte preras e shkoqitur buzë shkallës së tradhtisë
thurte gjatë gjatë gjate një gërshet të miturisë

Dhe pastaj ç’më humbte sysh nëpër kohën ëndërrishte
thithte ujët e një buze të gjejë plaçkën dashurishte

Published in: on Korrik 26, 2008 at 2:54 pm Lini një Koment

The URI to TrackBack this entry is: http://lumbardhi.wordpress.com/2008/07/26/placke-dashurishte/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

Leave a Comment