I shkundëm tetorit tërë ato gjethe nga degët
Thellësinë e mesnatës
Varrosnim me to
Kujtonim se ndërruam emrat tanë me vjeshtën
Kujtuam po jo
Prapa nesh
Dhe gjurmët
Dhe emrat
Dhe gjethet
Fshinte punëtori rrugor
Nga ne të drejtuara ishin
Dhe shekujt
Dhe vitet
Dhe netët
Dhe puthja e përgjakur
Në tetor
Papritmas para nesh
Humbën copëra imazhesh të shkelura
Ca ëndrra
Ca fjalë
Një mall që vdiq kaherë
Shihnim si iknin me rërën
Dhe gjurmët
Dhe vjeshta
Dhe gjethet
Dhe emrat e përzier
Së pari u njoha me zërin tëndë
I cilit cicrotne nga kutia magjike
Dhe të thash
Te lumt për gjuhen e drejtë shqipe
Pastaj te pash në skenë
Të shtëpisë së kulturës
I përqafuar me poezi
Që edhe pakëz zilin ta kish
I thash vehtës,
Lorka i shqiptarizuar
Më pas, Taoxi dhe shatrvani me ishtin dy dëshimtar
Që dorën ia zhgajtëm njeri tjetrit
Unë krenohem që të kam njoh
Lavdrohem me ty
Sikurse që gëzohem
Që e imja nënë me këndon ende
Kur i “shes drut”
Musë,
Kokën lartë.
Këto janë vetëm 37 diamante në opusin tëndë.
Hajde të shifemi dhasht Zoti
Unë, ti dhe Taoxi
Kah rrugët shekulli tëndë
Ti “shesim durt”
Duke i numruar njeri tjetrit
Rrudhat ne ball
Këngët në gojë
Dhe poezit tona që janë duke fluturuar në qiell
Urime!