Erdhe në radhë ti

Erdhe në radhë ti

Dhe mua më lejuan të flas

Ka flokë pisë të zi
Barleti në ballin e saj mund të shkruante
Shqip vita et gestis
Shtrova dorën mbi të
Ia largova balluket
E tërë turma u çmend

Kur erdha në radhë unë
Ty të lejuan të bëlbëzosh

Qemë më të mirët kur marulit ia ia morëm
E prapë ia dhamë ngjyrën e zërin e vargut
Dhe prap prisnim në radhë
Për t’ia sharë njerëzimit ligjet
E tërë turma çmendej

O çfarë çmendje e hijshme ujanë

Published in: on Korrik 26, 2008 at 2:29 pm Lini një Koment

The URI to TrackBack this entry is: http://lumbardhi.wordpress.com/2008/07/26/erdhe-ne-radhe-ti/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

Leave a Comment