ujem

Kam vdekur për dashurinë
Që të mbetem gjallë
Për kripën e gurit

Galuc maje plepash

Kam hequr teshat e trupit tim
Atëherë kur shiu përshkonte damarët e mi

Bark i plasur

Kafshova thinin e gjarpërit
Kur ma pështyen plagën
Motit të përdalë

Gjëmëzeza e motmoteve te vyshkur

Çkurorëzova mallet e veja
Për jargët e fshehura
Që ruanin ne fsheje

Kafkat e thyera

Kam përpirë jargët
Që të mos shuhet tymi i flakës
Nëpër zorrët e trupit tim

Zë i pëlcitur i ashtit

Gjithçka kam bërë
Veteveten e shava
Zoti ma ktheu shpinën

Gur i paluajtur nga vendi

Published in: on Korrik 26, 2008 at 2:52 pm Komente (1)

The URI to TrackBack this entry is: http://lumbardhi.wordpress.com/2008/07/26/122/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

One Comment Leave a comment.

  1. Tani qe i zbulova keto poezi, do te te lexoj me shpesh…
    Kendshem!


Leave a Comment