Kërkoi mituraken e vrarë në mes te tri Prishtinave
S’e njihte as në tempullin e rrënuar
As në atë të rrëzuar
Lutej apo falej mbrëmjeëve fshehurazi
Ajo fikane sysh
E mençura e çmendura lolo
Nga varret shkoi
Varre gjet
Varre në tri Prishtinat
Po si të zhvarrosej njeriu I shkuar në parajsë
Tri herë iu fanit në formë të puthjes
U rrua u krua atë ditë dhe s’foli me njeri
Tri herë iu fanit në formë të kafshimit
Diçka si farfurimë
Diçka si engjëll
Diçka si Zot