Loja e vitit

Janari:
Jam i pari për së mbari.
Djalë beqari, unë Janari,
Çap e çap n’ballë kalendari.

Djali:
Për çdo vit mban këtë fjalim
Sikur ke mbetur jetim.
Liro rrugën mos na nga
Se mos bëhet ndonjë hata

Shkurti:
E ka rrokur xhelozia.
Prej se ka lindur,
kurrë s’ka ngrënë qershia.

Djali:
Xhuxh mbete tërë jetën, o shkurt,
ashtu siç je ti
njerëzit i presin drutë

Marsi:

Ha, ha, ha
më bëre të qesh.
Janari dhe Shkurti janë qengja,
s’janë desh.
As ai, as ky
kurrë s’kanë ngrënë qershi

Djali: ( i drejtohet Marsit)
As ty brirët s’po t’i shoh.
Fare mirë unë ty të njoh.
Je muaj i pabesë.
Plakut dhe kopesë
i more frymën
kur mendoi se s’kishte dimër.

Marsi:
Vet e pati fajin plaku fatkeq,
Mendoi aq lehtë mua po më heq.

Prilli:
Lëri fjalët o Mars,
Ke namin e keq
s’ka kush të ta heq.
Ke rënë nga provimi
Je burim hidhërimi.

Djali:
Këtu qenke more Prill?
Me ty jeta gjithmonë zë fill.

Maji:
Edhe unë këtu jam.

Djali:
O, Maj zemër të kam,
por dua të shkoj pak.
Nëpër mendjen time
tërë ato korije
mbushur me gjelbërime.
Shelgun e pikëlluar
dua ta gëzoj.
Patat tek lumi
dua t’i freskoj
Dhe viti të ndalet pak më gjatë tek ti
Derisa të zgjohet dhe xhaxhi ari.

Ariu:
Mos u tall me mua,
o ti zog njeriu.
Nuk jam kaq gjumash
Unë xhaxhi ariu
Moti unë jam zgjuar
që n’prillin e hershëm
se jam i uritur
Po ashtu i etshëm.

Qershori:
Gjithmonë kur më vije radha,
plas hataja.
Dua të pjek qershitë
T’i gëzojë, t’i kuq
Edhe fëmijët.

Korriku:
Ato që i skuq ti, o qershor,
unë i pjek dhe i ha.

Ariu:
Kujdes se po më han edhe mua

Djali:
As mua të më hash
Këtë nuk e dua

Gushti:
Sa zemër ngushtë keni qëlluar
Edhe t,i djalosh, edhe ti, ari.
Ne jemi vëllezër që të gjithë
(duke u drejtuar nga djali dhe nga ariu)
Edhe për ty, edhe për ty)
Edhe për të gjithë njerëzit ku i kanë katër stinë.

Shtatori:

Më hapni rrugë
Me mua gjithë fëmijët gëzohen
Kujtimet s’harrohen
Me klasën e parë dhe me çdo klasë tjetër
Aty ku druri përpunohet e bëhet letër.
Në mua zë fill dituria
Me e mençur bëhet shoqëria.

Tetori
Më parë njerëzit
më kanë radhitur si muaj të tetë.
Ende në tetor bëhet nxehtë.
plazhet e detit , livadhet e mbretit
fëmijët bonjakët , ata të hasretit
më duan shumë.
Ua zgjoj kujtimet ,
ua zbus hidhërimet
Jetën ua bëj lumë.
Ua ndërroj natyrën
Ua skuq fytyrën.

Nëntori:

Po mua më harruat?
Jam muaji i trimërisë
muaj i kombit, i historisë,
muaji i lirisë .
Jam muaji i gëzimit
i krenarisë.
Për mua shkruajnë vjersha të gjithë fëmijët
Tregime dhe hartime.
Gjithkund është e shkruar jeta ime
Çdo datë e muajit tim
Shënon një hero ose trim.

About these ads
Published in: on Korrik 25, 2008 at 8:20 pm  Comments (9)  

The URI to TrackBack this entry is: http://lumbardhi.wordpress.com/2008/07/25/loja-e-vitit/trackback/

Prurje RSS për komente në këtë postim.

9 KomentLini një koment

  1. shum e bukur po vetem shum keq;s qe nuk ka se paku dy vargje edhe per dhjetorin

  2. shummmmmm perfect

  3. me fal jam ika admin e web ikramepz.wordpress.com
    do ti shtoj dhe dy vargje po po shkruaj nje per palestinen per me shume komente kontaktoni ne add ikrame_ibrahimi@live.com princesinja@hotmail.com
    tune nga admini i web ikramepz.wordpress.com

  4. kjo po me pelqen shum veq mas shumti Nëntori se mu ka desht ni vargj për ne shkoll me recitu diqka per 28 Nëntorin

  5. hej shum e mir vjersha veq qa that keq bre per maesin pak qaty e ka prish se qathere e kam une ditlindjen m i miri esht marsi huauhahu…

  6. kukuuuu shum nice a i like this next miss llolluni

  7. Shumm e Bukur <3<3
    Ju pergezoi :D

  8. mua me la shume pershtypje vjersha ishte shume e bukur,sidomos me pelqeu strofa e marsit sepse ketyre diteve me 9 mars e kam ditelindjen, shpresoj se ne 20 vjetorin e ditelindjes sime do te jem SINGER MAIDA.
    NUK HEQ DORE NGA ENDRRA IME.Kengetare amerikane ama.

  9. ɑlways і սsed to read smaller articles oг reviews tɦɑt also
    cear their motive, аnd that is ɑlso happening with this paragraph ѡhich І am reading at this place.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 452 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: